SYRI TV/ Elbasan, zjarr masiv në fushën e mbetjeve, flakët disa orë aktive pranë inceneratorit

SYRI TV/ Elbasan, zjarr masiv në fushën e mbetjeve, flakët disa orë aktive pranë inceneratorit

Qielli mbi qytetin e Elbasanit dhe fshatrave përreth është mbuluar pasditen e së martës nga shtëllunga të dendura tymi kancerogjen. Një zjarr masiv ka përfshirë  fushën e grumbullimit të mbetjeve, në zonën e njohur si Landfilli pranë Inceneratorit jofunksional të Elbasanit. Zjarri është përhapur me shpejtësi në sipërfaqet e mbushura me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale duke shkaktuar një katastrofë të tmerrshme mjedisore. Siç e shihni nga pamjet shtëllunga të dendura tymi të zi  janë përhapur në drejtim të zonave të banuara të qytetit duke krijuar mbi Elbasan një re të madhe tymi dhe ndotje. Bashkë me tymin, qytetarët...