Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Elbasan, domatet e Jagodinës në kanal, prodhimi i fermerëve s`gjen treg
Sasi të mëdha domatesh, të prodhuara në serat e fshatit Jagodinë në Elbasan, po hidhen në kanal. Shkak për këtë është mungesa e tregut për shitjen e prodhimit. Fermerët ankohen se janë dëmtuar jo vetëm nga mungesa e tregut, por edhe nga cilësia e dobët e farërave. Mungesa e tregut i ka detyruar fermerët e fshatit Jagodinë, në bashkinë e Elbasanit, të hedhin prodhimin e domateve në kanal. Sipas tyre, domatet po shiten nën kosto. Përveç vështirësive në tregtim, fermerët shprehen se këtë vit janë dëmtuar edhe nga varietetet e domateve, të cilat kanë pasur probleme, duke sjellë rendimente të...