
SYRI TV/ Breshër në Polis të Librazhdit, dëmtohen pemët dhe të mbjellat, banorët: Humbëm prodhimin vjetor
👁2340
SYRI TV Breshëri i rënë gjatë pasdites të së dielës, ka dëmtuar pemët frutore dhe të mbjellat e stinës në zonën e Polisit në Librazhd. Sipas banorëve, dëmet janë të mëdha, aq sa ata pretendojnë se është shkatërruar i gjithë prodhimi i pritshëm i sezonit. Nga institucionet nuk ka pasur reagim deri më tani. Një pjesë e madhe e fshatrave të Njësisë Administrative Polis në Bashkinë e Librazhdit u përfshinë pasditen e të Dielës nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dhe stuhi e cila u pasua me rënie breshëri për rreth 30 minuta në fshatin Gurëshpatë...
Burimi:
Syri.net