Tensionet në Lindjen e Mesme/ Vritet komandanti i Hamasit, dhe katër anëtarë të familjes së tij
Zëvendësdrejtori i Shërbimit të Emergjencave Civile në Gaza dhe katër anëtarë të familjes së tij janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Jabalia të dielën. Mohammad Morsi ishte zëvendësdrejtor i Shërbimit të Emergjencave Civile të Gazës në zonat veriore të Rripit të Gazës.
Shërbimi i Emergjencave Civile tha në një deklaratë se vdekja e Morsit e rriti në 83 numrin e anëtarëve të saj të vrarë nga zjarri izraelit që nga 7 tetori. Nga Izraeli nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm për vdekjen e Morsit. Gjithashtu banorët thanë se forcat izraelite kishin hedhur në erë disa shtëpi në periferi Zeitoun të qytetit të Gazës, 5 km nga Jabalia.
Ekipet mjekësore thanë se nuk ishin në gjendje tu përgjigjeshin thirrjeve të dëshpëruara nga disa prej banorëve që kishin raportuar se ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre, disa të plagosur.
“Dëgjojmë bombardime të vazhdueshme në Zeitoun, e dimë se po shpërthejnë shtëpi atje, nuk flemë për shkak të tingujve të shpërthimeve, zhurma e tankeve tingëllon afër dhe dronët nuk ndalojnë së rrotulluari”, tha një banor i Gazës.
Burimi