Të shtëna në një qendër tregtare, plagoset punonjësi i një dyqani, arresohet 15-vjeçari
Një punonjës dyqani u plagos nga sulm i armatosur të dielën në një qendër tregtare në qytetin perëndimor suedez të Kungsbacka. Në lidhje me sulmin u arrestua një i mitur si i dyshuar i ngjarjes.
“Ne mund të konfirmojmë se një nga punonjësit tanë u qëllua dhe u plagos në qendrën tregtare Kungsmsssan në Kungsbacka,” 30 kilometra në jug të Goteborgut, tha një zëdhënës i kompanisë.
Sipas raportimit të gazetës Aftonbladet, i arrestuari është një adoleshent nën moshën 15-vjeçare.
“Tregon pakujdesi të thellë që të shtënat u qëlluan, të dielën pasdite, në një zonë me punonjës dhe vizitorë të një qendre tregtare,” tha Ministri i Drejtësisë Gunnar Strömer për televizionin shtetëror SVT.
Në vitin 2023, policia suedeze regjistroi 363 incidente me të shtëna që morën jetën e 53 personave. Shumica e tyre i atribuohen bandave.
Burimi