SYRI TV/ 15% e popullsisë ka probleme të shëndetit mendor, Plaku: Probleme dhe moshat e reja

SYRI TV/ 15% e popullsisë ka probleme të shëndetit mendor, Plaku: Probleme dhe moshat e reja

10 tetori shënon edhe Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Gjithnjë e më shumë problemet e shëndetit mendor po shkojnë drejt rritjes, ku sipas OBSH 1 në 8 persona në botë shfaqin probleme në këtë aspekt, ndërsa në vendin tonë ky raport është 1 në 4 persona. Psikologia Orjola Plaku flet për faktorët që ndikojnë në çrregullimet e shëndetit mendor, teksa bën thirrje të mos ketë paragjykime për të marrë trajtimin e duhur nga ekspertët.  
SYRI TV
Problemet e shëndetit mendor gjithnjë e më shumë po shkojnë drejt rritjes. Referuar raportit të OBSH, rreth 15.6% e popullatës botërore shfaqin probleme të këtij spektri. 1 në 8 persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa në vendin tonë ky raport është 1 në 4 persona. Psikologia Orjola Plaku, në një intervistë për Syri Tv tregon se problemet e shëndetit mendor paraqiten edhe në moshat e hershme, kjo për shkak të disa faktorëve. (ekonomik, social, puna, familja).
Situata post-Covid ndikoi edhe më shumë në shtimin e rasteve. Ekspertët e shëndetit mendor tregojnë simptomat që shfaqen në rast të përjetimit të këtyre problemeve.
Askush nuk është imun ndaj çrregullimeve apo sëmundjeve të shëndetit mendor, por shumë pacientë vetëpërjashtohen dhe refuzojnë trajtimin për shkak të stigmës apo paragjykimeve. Ndaj thirrja e ekspertëve të shëndetit mendor është që të trajtohen në kohë dhe në mënyrën e duhur.
Problemet e shëndetit mendor me ritmet e viteve të fundit po kalojnë edhe atë të personave që vuajnë nga patologjitë kardiake. Sipas statistikave të mëparshme OBSH kishte vlerësuar që ky tejkalim të verifikohej në 2030. Por një sërë faktorësh si stresi, ankthi, depresioni, varfëria etj. kanë ulur 10 vjet pritshmërinë e jetës në nivel global, duke nxjerrë në pah rëndësinë e shëndetit psikologjik.
 
 
 
 
 
Burimi