‘Po shkelet Marrëveshja e Prespës’, Greapetritis: Shkupi nuk po zbaton rregullat europiane

‘Po shkelet Marrëveshja e Prespës’, Greapetritis: Shkupi nuk po zbaton rregullat europiane

Vendimi i udhëheqjes shtetërore dhe politike në Maqedoninë e Veriut për të mos përdorur “emrin kushtetues të vendit në fjalimet publike brenda vendit” përbën “shkelje flagrante” të Marrëveshjes së Prespës, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis.
“Pajtueshmëria me ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare është baza e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe nuk përfshin zbatimin selektiv të saj”, tha Gerapetritis në Luksemburg, përpara takimit me homologët e tij të BE.
“Rruga drejt integrimit evropian pa miratimin e plotë të rregullave europiane dhe pajtueshmërinë e plotë dhe të pakushtëzuar me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, është e pamendueshme dhe e papranueshme”, përfundon reagimin e tij, George Gerapetritis.
Komentet e tij vijnë një ditë pasi kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, bëri betimin duke përmendur emrin kushtetues, Maqedonia e Veriut, çka tregon një dorëzim përballë presioneve të Athinës kundrejt Shkupit.
Por në të njëjtën kohë, Mickoski gjatë betimit e përshkroi si “të turpshme” përfshirjen e emërtimit “Veri” në emrin kushtetues të vendit.  
 
Burimi