Një i vdekur dhe një i plagosur pas shpërthimit në një banesë në Athinë të Greqisë

Një i vdekur dhe një i plagosur pas shpërthimit në një banesë në Athinë të Greqisë

Një burrë ka gjetur vdekjen dhe një grua u lëndua rëndë në një shpërthim në një apartament në kryeqytetin grek, Athinë, të enjten.

Sipas mediave të huaja, atje është duke u zhvilluar një hetim kundër terrorizmit.

Një nga zyrtarët tha se njësia e policisë kundër terrorizmit të Greqisë po hetonte bazuar në indikacionet se shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes.

Siç raportohet më tej, shpërthimi shkatërroi banesën dhe dëmtoi të gjithë ndërtesën e banimit në lagjen Ampelokipi.

Zjarrfikësit evakuuan gruan e plagosur për t’u transferuar në spital dhe gjetën trupin e burrit, i cili ende nuk është identifikuar.

Sulmet e vogla me bomba dhe zjarrvënie ishin të shpeshta në Greqi para dhe gjatë krizës së borxhit të vendit 2009-18, shumica e tyre synonin politikanë, gjyqtarë dhe biznese.

Ato janë pakësuar vitet e fundit.
Burimi