Izraeli bombardon Bejrutin e Gazën, vriten civilët, protesta në disa vende kundër luftës

Izraeli bombardon Bejrutin e Gazën, vriten civilët, protesta në disa vende kundër luftës

Avionët luftarake izraelitë kanë kryer më shumë se 30 sulme ajrore në jug të Bejrutit.
Mediat lokale i kane cilesuar keto goditje si më të rëndat qëkur Izraeli zgjeroi ofensiven ushtarake kunder Libanit me 23 shtator.
Sulmet ajrore  u shtrine disa zona, duke përfshirë një pikë karburanti pranë Rrugës së Aeroportit.
Sipas Ministrisë së Shëndetesisë të paktën 23 persona u vranë dhe 93 u plagosën në bombardimet izraelite në të gjithë Libanin.
Po ashtu ushtria izraelite ka goditur edhe Gazen si dhe Bregun perendimor. 21 palestineze mbeten te vdekur   dhe dhjetra të tjerë u plagosen gjate bombardimit te nje xhamie ne Gaza, e cila perdorej per strehimin e te zhvendosurve.
Ushtria izraelite njoftoi për një ofensivë të re tokësore dhe ajrore në veri të Gazës, ku gjenden kampe të mbipopulluara të refugjatëve.
Sakaq dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë e qytete anembanë globit – nga Parisi në Nju Jork duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës.
Burimi