Gazetarja ‘rrëfehet’ në A Show: Në moshën 3 vjeçare shkova vetë në maternitet kur lindi motra…familja pësoi shok

Gazetarja ‘rrëfehet’ në A Show: Në moshën 3 vjeçare shkova vetë në maternitet kur lindi motra…familja pësoi shok

Gazetarja Rezarta Delisula, e ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, ka rrëfyer për jetën e saj mes kolegëve dhe profesionit.

Nëpërmjet fotove, Delisula ka treguar pjesë nga historitë e fëmijërisë së saj deri te jeta profesionale si gazetare.

‘Kam qënë një kalama i tmerrshëm dhe në moshën 3 vjeçare shkova vetë në maternitet kur lindi motra dhe pësoi shok e gjithë familja pasi nuk më gjenin’, tregoi Delisula.

Delisula: Gjithë jetën më është thënë që ajo fytyrë duket kokë ulur me ato syçkat e rëna për poshtë nuk ka qënë fare ashtu. Ka qënë një kalama i tmerrshëm dhe në moshën 3 vjeçare shkoi vetë në maternitet kur lindi motra dhe pësoi shok e gjithë familja pasi nuk më gjenin. Shkova vetëm në maternitet nga ‘Pazari i Ri’ te ‘Treni’ dhe kthimi mbrapsh prap vetëm sa ishin bërë me zemër të gjithë ata. Unë kam pasur një histori të bukur lindje se kam lindur në kohën kur ka pasur gjyshi të 4—tat dhe kam qënë e preferuara e familjes.

Si vëllai dhe motra e kanë pasur kujdesin tim. Vëllai e ka pasur lirinë e vetë gjithmonë por kjo nën kontrollin tim. Më është dashur të bëj dhe kujdestaren herë pas here.

Unë dhe vëllai i kemi ngjyrën e syve nga babai, mami me motrën janë njësoj por asnjë nga kalamajtë tanë nuk i kanë njësoj.
Burimi