Sylvinho rrëfehet në 360 gradë: Të luajturit kundër Barcelonës sime u kthye në makth për këdo
Sylvinho kaloi 8 vite në La Liga, 3 te Celta dhe 5 te Barcelona. Ai përjetoi dhomën e zhveshjes së Rijkaard, luajti me Ronaldinho, Xavi, Eto’o, Deco dhe Puyol, ndër të tjerë, si dhe ishte dëshmitar i hapave të parë të Pep Guardiolës në drejtimin e ekipit të parë. Në një intervistë për “Flashscore”, ish-mbrojtësi brazilian dhe trajneri i kombëtares sonë kuqezi kujton ato vite dhe shpjegon çfarë fshihej pas një prej skuadrave më të mira në histori. “Spanja ishte diçka që doja ta provoja që kur isha 15, 16 apo 17 vjeç. Kisha shumë dëshirë të shijoja futbollin spanjoll, sepse luanin shumë mirë, – kujton Sylvinho. – Kur shihja Romarion dhe golat e tij, isha adoleshent. Më pas ishin Rivaldo, Giovanni dhe shumë të...
Burimi:
telesport.al