Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Surprizon Vau i Dejës/ Forcë e parë as PD as PS, ja cila parti mblodhi më shumë vota se “të mëdhenjtë”
👁13997
Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti dhe çdo gjë është vendosur. Forcë e parë në këtë bashki të Shkodrës është shpallur Partia Social-Demokrate me 5951 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 4698. Në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2482 vota. Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia Demokratike e as Partia Socialiste.