Superliga: Studenti komandon i pamposhtur, Partizani përmbys Erzenin, fitore e lehtë e Tiranës

Superliga: Studenti komandon i pamposhtur, Partizani përmbys Erzenin, fitore e lehtë e Tiranës

Janë luajtur ndeshjet e javës së 6-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Studenti vijon të komandojë kampionatin i pamposhtur, pas fitores 3-2 në Shkodër ndaj Vllaznisë. Një ndeshje me rivalitet (31-29, 18.25, 19-25, 25-18, 13-15), ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren deri në fund. Studenti vijon të jetë i shkëputur ndjeshëm në renditje ndaj rivalëve. Në vendin e dytë ngjitet Tirana, që në “Fahrie Hoti” mposhti 3-0 Elbasanin (25-14, 25-20, 25-21). Ndeshje e komanduar nga bardheblutë, ndërsa Elbasani është i vetmi pa pikë në kampionat. Fitore të vësjtoirë korri Partizani, që mundi 3-2 Erzenin (25-15, 24-26, 31-29, 22-25, 13-15). Shijakasit kaluan dy herë në epërsi por pa mundur dot të fitojnë, me kampionët që ngjiten në kuotën e 8 poikëve. Superliga-Meshkuj, java...