SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

Është mbyllur ndeshja Teuta-Partizani, e fituar 1–0 nga “Demat e Kuq”. Goli i vetëm i duelit mbajti “firmën” e Atanaskoskit në minutën e 59-të. Lojtari maqedonas me tipare defensive goditi fortë nga jashtë zone, tentativë e cila nuk i dha asnjë shans reagimi portierit Bernardoni. Në minutën e 84-të, Përgjoni doli me karton të kuq te Teuta, pas dy të verdhëve. Vlen të përmendet se portieri Pano Qirko te Parizani zhvilloi ndeshje për “notën 10”, në shumë raste vendimtar me ndërhyrjet. Pas 3 ndeshjeve me humbje në “timonin” e Partizanit, Mislav Karoglan merr fitoren e parë, ndërsa ekipi ngjitet në kuotën e 7 pikë, ende vendi i fundit në tabel. Për sa i takon Teutës, durrsakët pësojnë humbjen e dytë radhazi.