Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Superiore/ Hidhet shorti, java e parë rezervon përballje “big”, dy finalistët e sezonit të shkuar “përplasen” ndaj njëra tjetrës
Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar këtë të premte edhe shortin për kalendarin e Superiores dhe Kategorisë së Parë. Që në javën e parë do të kemi përballje interesante teksa Vllaznia do të sfidojë Egnatian, me të dyja skuadrat që ishin edhe finalistet e vitit të shkuar për titullin kampion. Partizani do të presë në kryeqytet debutuesit e Vorës, ndërsa Tirana udhëton drej Ballshit për të sfiduar Bylisin. Përballje shumë interesante do të jetë edhe ajo mes Teutës dhe Dinamos.