Supergoli i Laçit nuk mjafton, Muçi fenomenal me tre asiste. Përmbysje e çmendur e Trabzonspor (video)
Përballja mes Rizespor dhe Trabzonspor, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë në Superligën turke, ka dhuruar spektakël dhe 7 gola. Rezultati përfundimtar, 3-4 për Trabzonspor. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë dopeitës së Gennaro Borrelli. Në fillim të pjesës së dytë, Trabzonspor e nis vrullshëm duke shënuar tre gola të shpejtë. Fillimisht, Melih Kabasakal shënon golin e parë në minutën e 49-të, pas asistit të Ernest Muçit. Në minutën e 51-të, Muçi sërish me asist fantastik, Aral Şimşir dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 57-të, MuMuçii sërish protagonist, pasi goditja e tij ndalet fillimisht nga portieri kundërshtar, por Franculino Dju gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë dhe për të kaluar për...
Burimi:
telesport.al