Super përballje në Amsterdam, PSV fiton “De Topper-in” e parë të sezonit ndaj Ajax (video)

Super përballje në Amsterdam, PSV fiton “De Topper-in” e parë të sezonit ndaj Ajax (video)

Në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, Ajax dhe PSV dhuruan emocione dhe spektakël në përballjen e parë të sezonit të ri në Eredivise. “De Tooper” u mbyll 1-3 për miqtë e drejtuar nga Peter Bosz. Ndërsa kjo ishte humbja e parë ne derbi për spanjollin Michel, që mori drejtimin e Ajax-it gjatë kësaj vere. Supersfida u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku pas një krosimi në zonë të Ivan Perisic dhe asistit të Ruben van Bommel, ishte Rivardo Pepi që dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi në avantazh PSV-në. SHIKOGOLIN Në minutën e 23-të, Ajax barazoi shifrat 1-1 me golin e Tolu Arokodare, i cili nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë, pas një rrëmuje në zonë. SHIKOGOLIN2 Në shtesën e...