Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Super kompjuteri zgjedh fituesin e Premier League: Guardiola ka pak shanse
Premier League është prej vitesh kampionati më i bukur në botë. Të bësh një parashikim, të kuptosh se kush mund të fitojë, është një detyrë e vështirë, edhe pse vetëm dy ekipe kanë triumfuar vitet e fundit: Manchester City dhe Liverpool, kampionët në fuqi, të cilët do të përpiqen të mbrojnë titullin e tyre. Në Angli kanë kërkuar mendimin e një super kompjuteri, i cili nuk i jep Manchester United asnjë shans dhe sheh tre pretendentë të vërtetë. Liverpooli fitoi titullin në përpjekjen e parë me Arne Slot në stol dhe ka forcuar skuadrën duke shpenzuar mbi 240 milionë euro në merkato, duke blerë sulmuesin gjerman Wirtz nga Bayer Leverkusen, francezin Ekitiké nga Eintracht dhe holandezin Frimpong. Tre nënshkrime që do t’i forcojnë më tej...