Burimi:
Telesport.al

Super aksion i bardhezinjve, Juventus shënon edhe golin e dytë ndaj Lecce-s (video)
👁12198
12 Prill 2025 21:26 Telesport Juventusit i janë dashur 2 minuta për të gjetur golin e avantazhit në “Allianz Stadium”, në ndeshjen ndaj Lecce-s, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A. Bardhezinjtë gjetën golin me Koopmeiners, pas asistit të bukur të Vlahovic. SHIKOGOLIN Në minutën e 33-të, Juventusi do të gjente edhe golin e dytë pas një aksioni fantastik të finalizuar me sukses nga Kenan Yildiz. SHIKOVIDEON Juventusit i duhet me patjetër fitorja për të siguruar një biletë për në Champions League. Bardhezinjtë duket sikur kanë rilindur pas ardhjes së Igor Tudor dhe shkarkimit të Thiago Motta-s.