Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmoi ‘live’ godinën e bashkisë Korçë – Ja kush është ish-futbollisti dhe reperi i njohur si ‘Çekiçi 14’ nën hetim
Një incident i pazakontë dhe i transmetuar 'live' në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli, ish-portier i njohur i futbollit shqiptar, ka thyer xhamat e godinës së Bashkisë në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. I riu u procedua nga policia e Korçës. Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë: “Shiko si sulmohet bashkia”. Sipas tij, revolta erdhi si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh....