Sulmoi fizikisht një 70-vjeçar për motive të dobëta, arrestohet i riu në Vlorë

Sulmoi fizikisht një 70-vjeçar për motive të dobëta, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i dyshuar si autor i një sulmi fizik ndaj një 70-vjeçari, ngjarje e ndodhur më 22 prill në lagjen “29 Nëntori”. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi B. D., banues në lagjen “Lef Sallata”, është identifikuar dhe arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas një pune hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa viktima, J. K., është një 70-vjeçar banues në të njëjtën lagje ku ndodhi sulmi. Gjatë ndalimit të të dyshuarit, policia i ka sekuestruar një pajisje metalike...
Burimi: Sot.com.al