Sulmohet banka në qendër të Tiranës

Sulmohet banka në qendër të Tiranës

Protestuesit kanë sulmuar një bankë të nivelit të dytë, në qendër të Tiranës, pranë “Ushtarit të Panjohur”. Protestuesit thyen xhamat dhe bankomatët dhe u futen në brendësi të godinës. Më pas protestuesit shihen teksa nxjerrin nga banka letra ndërsa i djegin jashtë ambienteve. Situata kaotike është krijuar më parë edhe pranë selisë së Partisë Socialiste dhe Bashkisë në Tiranë, ku protestuesit kanë tentuar të sulmojnë godinën e selisë rozë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Efektivët kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën te Teatri i Kukullave, duke arritur ta largojnë atë përkohësisht nga zona. Megjithatë, protestuesit janë rigrupuar vazhdimisht, duke u shpërndarë në disa prej rrugëve kryesore pranë qendrës së kryeqytetit. Përplasjet vijnë në kuadër të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, e...