Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it, Svecla: Arrestuam një tjetër terrorist

Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it, Svecla: Arrestuam një tjetër terrorist

Ministri i Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar edhe një nga të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në protestat e 29 majit 2023 në Zveçan. “Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cenuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla në Facebook. Ndër të tjera ai ka theksuar se pret që drejtësia të veprojë pa asnjë kompromis ndaj të arrestuarit.
Burimi: Vizionplus.tv