No Image Available

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet socialiste: Dhuna është dhunë dhe duhet trajtuar njësoj nga institucionet

Gratë deputete të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë reaguar në lidhje me incidentin e një dite më parë, ku deputetja Iris Luarasi u dhunua verbalisht nga disa protestuese, ndërsa po i drejtohej Kuvendit, ndërsa deputetja tjetër, Ilva Gjuzi, u sulmua me vezë dhe sende të forta, ndërsa po largohej me makinë. Në deklaratën e tyre, gratë socialiste dënojnë me forcën më të madhe sulmet verbale, kërcënimet, fyerjet dhe aktet e agresionit fizik të ushtruara nga një pjesë e dhunshme e protestuesve ndaj deputetëve gjatë dhe për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre. Gratë deputete i janë drejtuar institucioneve ligjzbatuese që ta çojnë deri në fund çështjen dhe të vënë para përgjegjësisë dhe ligjit dhunueset. Deklaratë e grave deputete të Grupit Parlamentar të Partisë...