Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje
Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Ambasada e Izraelit në Tiranë, me rastin e përvjetorit të sulmit terrorist të 7 tetorit 2023. Gjatë fjalës së saj, Koçiu kujtoi 1,200 jetët e pafajshme të humbura gjatë sulmit të Hamasit, duke nëvlerësuar se aktet e tilla nuk mund të arsyetohen apo relativizohen në asnjë rrethanë. “Tri vite nga 7 tetori, kujtojmë viktimat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, një akt barbar që mori 1200 jetë të pafajshme dhe tronditi mbarë botën. Terrorizmi nuk njeh as moshë, as shtet, as pafajësi dhe pikërisht për këtë arsye, ndaj tij nuk mund të ketë relativizim, justifikim apo heshtje,” deklaroi Koçiu. Në mesazhin e saj të përcjellë edhe në rrjetet sociale, zëvendëskryeministrja konfirmoi përkushtimin...
Burimi:
javanews.al