Sulmet me dronë në Detin e Zi, fundoset një anije tregtare pranë Bullgarisë, 10 të zhdukur
Kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thirrur ambasadoren ruse pas sulmeve me dronë ndaj dy anijeve tregtare pranë brigjeve bullgare në Detin e Zi. Njëra prej anijeve është fundosur, ndërsa 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Sipas ministrit bullgar të Mbrojtjes, Dimitar Stojanov, gjashtë persona nga ekuipazhi i anijes “HS Dignity”, e cila lundronte nën flamurin e Guinesë-Bisau, janë shpëtuar. Anija u fundos rreth 31 kilometra në lindje të fshatit Krapets, pasi kishte dërguar një sinjal emergjence. Anija tjetër, “Chelsea-3”, në pronësi ukrainase, u godit nga dronët pranë qytetit të Byalës. Të 15 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa pesë prej tyre po marrin trajtim mjekësor për lëndime të lehta. Ky është incidenti i dytë brenda pak ditësh në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë...
Burimi:
javanews.al