Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet e Izraelit në Gaza, 14 viktima
👁5336
Të paktën 14 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë kanë humbur jetës si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës. Sulmet po ashtu kanë shkatërruar buldozerë dhe pajisje të tjera të rëndë të cilat ishin sjellë nga ndërmjetësit për të pastruar rrënojat. Ofensiva 18-mujore e Izraelit kundër Hamasit ka shkatërruar zona të gjera të Gazës, duke ngritur frikën se pjesa më e madhe e saj mund të mos rindërtohet kurrë. Territori tashmë ka mungesë të pajisjeve të rënda, të cilat nevojiten gjithashtu për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat pas sulmeve izraelite dhe për të pastruar rrugët jetike.