Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv
👁13190
Ambasadori i SHBA-së në Izrael ka raportuar se dega e ambasadës së SHBA-së në Tel Aviv pësoi “dëme të vogla” gjatë sulmeve të natës nga Irani. Mike Huckabee postoi në X se konsullata u prek nga goditjet e shkaktuara me raketa iraniane pranë ndërtesës në Tel Aviv. Ambasada kryesore e SHBA-së në Jerusalem do të mbetet gjithashtu e mbyllur pasi është ende në fuqi një urdhër për strehim. Ai tha se asnjë personel amerikan nuk u lëndua.