Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulm terrorist në Iran/ 5 të vdekur dhe 13 të plagosur, sulmi u krye nga një grup xhihadist
Pesë civilë, përfshirë një foshnjë dhe nënën e saj, humbën jetën gjatë një sulmi të armatosur ndaj një ndërtese gjyqësore në juglindje të Iranit. Ngjarja ndodhi në qytetin Zahedan, në provincën Sistan-Baluchistan, ndërsa tre nga autorët e dyshuar u neutralizuan nga forcat e sigurisë. Sipas medias shtetërore Mizan Online, agresorët, të maskuar si vizitorë, tentuan të futeshin në ambientet e gjykatës dhe hodhën një granatë brenda godinës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Bilanci paraprak flet për pesë të vdekur dhe 13 të plagosur, por autoritetet paralajmërojnë se numri mund të rritet. Komanda rajonale e Gardës Revolucionare Islamike konfirmoi se...