Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Të paktën 33 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në Kramatorsk të Ukrainës lindore, pas një sulmi rus që shkaktoi zjarr në dy autobusë publikë. Autoritetet lokale e kanë cilësuar ngjarjen si sulmin më vdekjeprurës nga një goditje e vetme këtë vit. Sulmi ndodhi të enjten në qytetin e Kramatorskut, në rajonin e Donetskut. Pas goditjes, autoritetet vendosën të pezullojnë transportin publik dhe u bënë thirrje banorëve të largohen drejt zonave më të sigurta të vendit. Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Vadym Filashkin, akuzoi forcat ruse se po godasin në mënyrë të qëllimshme objektivat civile. “Rusët po synojnë qëllimisht civilët”, deklaroi Filashkin, duke shtuar se autobusët me pasagjerë mund të jenë objektiva që shkaktojnë një numër të madh viktimash nga...