Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sulm ndaj drejtësisë/ Njerëzit e Kapllanajt nën lupë, Prokuroria nis hetim për dhunë ndaj hetuesve të BKH-së
👁5730
Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe një personi tjetër, të identifikuar me emrin Gerald Kollçaku pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë në incidentin e dy ditëve më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë...