Sulejmani i Madhërishëm, jo vetëm luftë, por dashuri dhe poezi

Sulejmani i Madhërishëm, jo vetëm luftë, por dashuri dhe poezi

Sulejmani nuk ishte i pamëshirshëm vetëm në luftë, por edhe në dashuri. Në vitin 1533 ai shkaktoi sërish skandal kur u martua me Rokselana „Rusen“, një konkubinë e haremit emri i vërtetë i të cilës kishte qenë Anastasia Lisovska. Bijë e një prifti ortodoks në një fshat polak, e rrëmbyer që fëmijë nga tartarët dhe e shitur në Kostandinopojë si skllave, Rokselana nuk ishte e bukur, por ishte inteligjente dhe shumë e gjallë: eunukët e haremit e quanin „E Hareshmja“ dhe Sulejmani u dashurua marrëzisht. Për të hoqi dorë nga gruaja e parë, kirkaziane Gulbahar, dhe më i pas i qëndroi përgjithmonë besnik. E Hareshmja dhe i Madhërishmi arritën që të ndajnë gjithcka, dashurinë dhe qeverisjen. Ai i dedikonte poezi perse ndërsa ajo i këndonte...