Suksesi i Dua Lipës përtej muzikës, të ardhurat e saj arrijnë shifra marramendëse

Suksesi i Dua Lipës përtej muzikës, të ardhurat e saj arrijnë shifra marramendëse

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka realizuar të ardhura prej rreth 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar përmes kompanisë së saj mediatike, Radical22 Ltd. Të ardhurat përfshijnë fitimet nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe shitja e produkteve promocionale.Sipas gazetës britanike Daily Mail, kjo shumë përkthehet në rreth 64 mijë funte në ditë, ndërsa vlera e kompanisë së këngëtares vlerësohet në afërsisht 73 milionë funte. Në raportim përmendet edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili është menaxher i kompanisë.Një pjesë e rëndësishme e suksesit financiar lidhet me turneun botëror “Radical Optimism”, i cili përfshiu 81 koncerte dhe gjeneroi rreth 162 milionë funte të hyra gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, Radical22 Live, kompania që menaxhon financat e turneve të saj, regjistroi 6.2...