Subvencionet mbulojnë vetëm 17.9% të fermerëve; ndërsa 10% e përfituesve marrin 43% të gjithë fondit
Analiza e të dhënave të AZHBR-së evidenton diferenca shumë të mëdha ndërmjet qarqeve dhe një përqendrim të fortë të pagesave te një pjesë e vogël e përfituesve. Shifrat ngrenë pikëpyetje serioze për barazinë e aksesit në mbështetjen publike për bujqësinë. Nga Prof. Gjok Vuksani Skema Kombëtare e Mbështetjes 2025 shpërndau 5.152 miliardë lekë dhe, sipas raportimit zyrtar të AZHBR-së, mbështeti 65,435 përfitues. Për të kuptuar jo vetëm sa para u shpërndanë, por edhe sa gjerë arriti mbështetja dhe si u nda ajo ndërmjet fermerëve, analiza u zhvillua mbi 57,578 përfitues unikë pas konsolidimit të regjistrimeve të përsëritura. Rezultati kryesor është i dyfishtë: mbulimi ndryshon shumë nga një qark në tjetrin, ndërsa edhe brenda grupit të përfituesve fondet janë të përqendruara fort në pjesën e sipërme...
Burimi:
syri.net