Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona
Të paktën katër persona kanë vdekur në Francë dhe një tjetër është plagosur, pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Adam. Stuhia shkaktoi përmbytje të gjera në të gjithë Francën jugore të martën, duke përmbytur rrugët dhe duke ndërprerë transportin. Ndër vdekjet ishin dy gra të moshës 86 dhe 26 vjeç, të cilat u gjetën të mbytura në një bodrum në rajonin Bouches-du-Rhône. Korsika u godit gjithashtu nga moti i keq. Mediat lokale raportuan se një automjet 4×4 u rrëmbye nga ujërat e përmbytjes të martën, një nga pasagjerët doli nga një dritare, por një burrë tjetër u gjet i vdekur . Autoritetet nuk kanë publikuar detaje të mëtejshme rreth vdekjes së katërt. Në qytetet Mouriès dhe Saint-Martin-de-Crau, midis Montpellier dhe Marseille, dhjetëra banorë u strehuan...
Burimi:
javanews.al