Stuhi breshëri në Fier, dëmtohen 60 hektarë pemëtari

Stuhi breshëri në Fier, dëmtohen 60 hektarë pemëtari

Reshjet e shiut dhe breshërit që ranë ditën e djeshme në zonën e Frakullës dhe Kafarajt, Bashkia Fier, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë Fier, rreth 60 hektarë me pemëtari frutore janë dëmtuar nga moti i keq. Për të vlerësuar nga afër situatën dhe ndikimin në fermerët e zonës, autoritetet kanë dërguar specialistë të bujqësisë. Pritet një raport i detajuar mbi dëmet dhe masat që mund të ndërmerren për të ndihmuar fermerët e prekur. Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP” Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA” Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Burimi: Fieriweb.com