Studiuesi arbëresh dhe fotoja e fundit e Fishtës në arkivin e familjes Kamsi e shoqëruar me një letër
Studiuesi arbëresh Alessandro Serra (Spezzano Albanese 1912 – Romë 2000), na ka lënë të skicuar njërin prej portreteve më të bukur letrar të Fishtës. Me mjeshtri të përkorë e me një respekt e vlerësim dehës përshkruan një episod të pjekjes së tij me “Poetin e madh shqiptar”- cilësor me të cilin ai e titullon shkrimin e tij. Zjarrmia e dëshirës për ta njohur poetin i vjen, sikurse ai e kumton, mbasi kishte lexuar kryeveprën e tij “Lahutën…” Nga Frano Kulli Duhet të ketë qenë vera e vitit 1938, autori gazetar, asokohe gjendej në Tiranë. ”Në shtëpinë e Nush Gjokës, në rrugën Tafaj, në orët e nxehta të gjumit të drekës, poshtë gjetheve të fikut që lëshonin hije, lexova atë verë “Lahutën e Malcis”, kryevepër e...
Burimi:
kultplus.com