Studimi/ Më shumë aktivitet fizik në fëmijëri, më pak rrezik depresioni në moshë madhore
Një nivel i mirë i aktivitetit fizik gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës mund të lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e depresionit në moshë madhore. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga studiues të Universitetit të Adelaide dhe Menzies Institute for Medical Research në Australi. Kërkimi, i drejtuar nga studiuesi Kyle Smith, ka ndjekur më shumë se 1 mijë fëmijë nga viti 1985 deri në vitin 2019. Studimi zgjati 34 vjet dhe rezultatet janë publikuar në revistën shkencore “Journal of Affective Disorders”. Studiuesit analizuan veçanërisht lidhjen mes formës kardiorespiratore në moshë të re dhe shëndetit mendor në vitet e mëvonshme. Sipas rezultateve, të rinjtë që kishin rezultate më të mira në testet fizike, veçanërisht në vrapimin 1.6 kilometra, kishin rreth 15%...
Burimi:
kultplus.com