Burimi:
Telesport.al

Studenti gjysmëfinalisti i fundit, përcaktohen çiftet play off për meshkuj e femra
👁6279
8 Prill 2025 9:31 Telesport Studenti është ekipi i fundit gjysmëfinalist në volejboll për meshkuj. Kryeqytetasit fituan 3-1 ndaj Teutës në sfidën e tretë para-play off (25-21, 18-25, 25-17, 25-20), duke avancuar më tej. Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” u komandua nga kryeqytetasit, që bënë një paraqitje më të mirë, duke ndalur aventurën e Teutës. Në gjysmëfinale, Studenti do të përballet me Partizanin. Gjysmëfinalja tjetër për meshkuj është ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës. Për femra, dy ndeshjet gjysmëfinale janë derbi Tirana-Partizani dhe sfida mes dy skuadrave juglindore Skënderbeu-Pogradeci. Gjysmëfinale-Meshkuj Partizani – Studenti Skënderbeu – Tirana Gjysmëfinale-Femra Skënderbeu – Pogradeci...