Studentët njoftojnë protestën e radhës, nesër tubim para Ministrisë së Arsimit
TIRANË- Studentët do të mblidhen nesër në orën 13:00 pranë fakulteteve, për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit, ku do të zhvillojnë protestën e radhës. Tubimi vjen në kuadër të protestave të ditëve të fundit, përmes të cilave studentët po kërkojnë që shqetësimet dhe kërkesat e tyre të marrin vëmendjen e institucioneve./ZËRI
Burimi:
zeri.ai