Studentët italianë solidarizohen me të rinjtë shqiptarë: Të shtunën edhe ne do të dalim në Romë për ju
Rrjeti i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Itali (Rete degli Studenti Medi) ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj tyre përpara Ministrisë së Arsimit. Përmes një deklarate publike, organizata italiane ka shprehur solidaritetin e plotë me studentët shqiptarë, duke dënuar ndërhyrjen e dhunshme të forcave të rendit. Sipas saj, kërkesat e të rinjve për arsim më të mirë, mundësi të barabarta dhe një të ardhme pa privilegje nuk mund të marrin si përgjigje represionin policor. Organizata thekson se institucionet duhet të zgjedhin dialogun dhe marrjen e përgjegjësive, në vend të përdorimit të forcës ndaj protestuesve. “Lufta e tyre është edhe lufta jonë”, deklaron rrjeti italian, duke njoftuar se këtë të shtunë studentët do të dalin në...
Burimi:
gijotina.com