Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

Në ditën e njëmbëdhjetë të protestave studentore, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës vijon të jetë në qendër të revoltës së të rinjve, kryeministri ka vendosur të hapë një tjetër front brenda administratës shtetërore, atë të dorëheqjeve të drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive. Urdhri u është komunikuar ministrave më 22 tetor, ndërsa procesi pritet të nisë sot, më 23 tetor, me afat deri të hënën, më 26 tetor, për dorëzimin e dorëheqjeve dhe raporteve të punës. Nga procesi përjashtohen institucionet e arsimit, shëndetësisë dhe Policia e Shtetit. Lista e doreheqjeve:  Ministria e Drejtësisë 1.Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës2.Ergys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit3.Valdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave4.Eduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes...