Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhje parlamentare serbe këtë të dielë, duke deklaruar se fitorja i takon listës së bllokadës studentore, e cila sipas vlerësimeve paraprake, pritet të sigurojë shumicën e mandateve në parlament. Edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë publikuar, Vuçiç tha se të dhënat e bazuara në një kampion të shtresëzuar tregojnë epërsinë e listës studentore. “Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, deklaroi ai, duke shtuar se lista studentore pritet të fitojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa subjekti i tij politik rreth 105. Vuçiç paralajmëroi gjithashtu se rezultatet mund të befasojnë opinionin publik, duke kritikuar raportimet dhe pretendimet e bëra gjatë procesit zgjedhor. “Shumëkush do të habitet dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë...