Studentët e UP-së, shënojnë sukses të jashtëzakonshëm në garën  “Nuremberg Moot Court 2025”

Studentët e UP-së, shënojnë sukses të jashtëzakonshëm në garën “Nuremberg Moot Court 2025”

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në vendin e 6-të në garën prestigjioze ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2025”. Kjo është një arritje mbresëlënëse për ta, e cila tregon nivelin e lartë të përgatitjes dhe angazhimit të studentëve të juridikut të UP-së në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare.Rundet finale të garës u zhvilluan në ambientet historike të Gjykatës së Nurembergut, në Sallën Nr.600, aty ku u gjykuan përgjegjësit nazistë për krimet e Luftës së Dytë Botërore, nga data 23-26 Korrik 2025, në Nuremberg, Gjermani. Nga 140 ekipe që morën...