Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, çajnë kordonin policor pranë Medresesë

Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, çajnë kordonin policor pranë Medresesë

Studentët e Universitetit t Mjekësisë kanë bojkotuar edhe sot auditorët dhe janë nisur në marshim drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku pritet të ketë sërish protestë. Pranë zonën së Medresesë, studentët u përballën me një kordon policor të cilët tentuan t’i pengonin në marshim. Por studentët arritën të çajnë kordonin policor dhe të vijojnë marshimin. Qytetarët të cilët lëvizin me automjete i kanë mbështetur studentët duke i rënë borive pa hasur në ndonjë kundërshtim ose debat.