Studentët e Durrësit dhe Elbasanit solidarizohen me të rinjtë e Tiranës, bashkohen në ditën e 2-të të Protestës

Studentët e Durrësit dhe Elbasanit solidarizohen me të rinjtë e Tiranës, bashkohen në ditën e 2-të të Protestës

pamje nga ngjarja TIRANË-Teksa sot në orën 14:00 është paralajmëruar protesta e dytë e Tiranës, studentët e Univeristeteve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë mësohet se studentëve të Tiranës do iu bashkohen dhe ata të Elbasanit e të Durrësit. Protestuesit kanë ndarë dhjetëra postime në rrjet, pas mbylljes së protestës së djeshme, ku pavarësisht përshkallëzimit të djeshëm situatës, bëhet thirrje publike që të gjithë të bashkohen sërish në Rrugën e Durrësit. Deri në këto momente bëhet me dije se studentët kanë bllokuar disa nga akset rrugore që lidhin me Rrugën Bardhyl, duke paralizuar qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet.