Studentë dhe gjimnazistë pushtojnë Tiranën, thyejnë xhamat e Ministrisë së Infrastrukturës
Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën masive në Tiranë. Protestuesit janë ndalur te Ministria e Infrastrukturës dhe kanë nisur të thyejnë xhamat e godinës, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar. Protesta është shoqëruar me bojkot të mësimit në disa shkolla të mesme dhe universitete të Tiranës. Studentët e gjimnazistët kanë lënë auditorët dhe klasat për t’iu bashkuar tubimit, ndërsa marshimi vijon në disa zona të kryeqytetit. Protesta zhvillohen edhe në shkolla të tjera jashtë Tiranës, ku nxënësit po i bashkohen bojkotit të mësimit.
Burimi:
gijotina.com