Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Stratiotët shqiptarë, mercenarët e frikshëm të Evropës, ”Ata vinin mbi kuaj sikur ti sillte stuhija”
Ata vinin mbi kuaj sikur ti sillte stuhija”, Jean Marot, historian i Mesjetës Luan Rama Historia e vjetër e shqiptarëve gjithnjë e më shumë na zbulon bëma e ngjarje të habitshme, ku jo rrallë, shqiptarët janë protagonistë dhe aktorë vendimtarë të ngjarjeve të mëdha jashtë territoreve shqiptare. Dhe kur këto bëma, këta emra kalorësish dhe politikanësh të shquar, i ndesh në faqe librash mesjetarë, të ngjan se në hirin e kohërave zbulon gurë të shndritshëm, sikur ato prushe të jenë fshehur ashtu, për të mos u shuar kurrë. Të tillë ishin stratiotët e famshëm shqiptarë, këta kalorës të ngjeshur me hekur, që për afro një shekull e gjysmë, konsideroheshin kalorësia më e lavdishme e kristianizmit evropian. Emri i stratiotëve vjen nga greqishtja “stratiotes” që do...