Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Ministria e Mbrojtjes njofton se sot nga ora 10:30 deri në 12:00, pranë aeroportit të Rinasit do të zhvillohet stërvitja e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”. Në ushtrim do të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, shërbimet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse të aviacionit. Stërvitja parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen jashtë rrethimit të aeroportit, me qëllim testimin e reagimit dhe koordinimit për shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Ministria sqaron se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe jo për një emergjencë reale. Gjatë saj, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit. MINISTRIA E MBROJTJES – INFORMIM Mbi zhvillimin e Stërvitjes së Kërkim-Shpëtimit “SAR-2026” në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës Sot, më datë...