Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) është certifikuar “I aftë për mision”, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të zhvilluar në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Arbrit-26”, në rajonin stërvitor të Bizës. Në ceremoninë përmbyllëse të stërvitjes, ku morën pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji; komandantë, përfaqësues të NATO-s, atashe ushtarakë dhe partnerë, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e vlerësoi certifikimin si një arritje të rëndësishme për Forcën Tokësore dhe Forcat e Armatosura. “Sot, rezultati flet qartë: Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është certifikuar ‘I aftë për mision’. Kjo është një arritje, për të cilën duhet të jemi krenarë. Por, ndër të tjera, është edhe përgjegjësi. Përgjegjësi për të ruajtur standardin, për...